Ukraina përçan Europën, Scholz dhe Macron takohen pas fërkimeve mbi luftën

Nga Rosalba Bejdo
15 Mars 2024, 14:59 | Bota

Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti në Berlin presidentin Emanuel Macron, me të cilin zhvilloi bisedime bilaterale në prag të një takimi trepalësh me homologun polak Donald Tusk.

Scholz organizoi takimin në Berlin në një përpjekje për të projektuar unitetin europian në mbështje të Ukrainës, pas disa javësh fërkime mes aleatëve. Një samit i organizuar nxitimthi në Paris muajin e kaluar synoi ti jepte një shtysë të re përpjekjeve perëndimore në stanjacion për të ndihmuar Ukrainën të sprapsë pushtuesit rusë.

Por refuzimi i Macron për të përjashtuar mundësinë e dërgimit të  trupave perëndimore në Ukrainë nxiti kritika nga kancelari Scholz, duke nxjerrë në pah ndasitë e thella mes dy fuqive kryesore të bllokut. Ndërsa Macron kërkon që të mos vendosen vija të kuqe në mbështetjen për Kievin, Scholz po tregohet me i përmbajtur në përpjekjen për të shmangur një përplasje me Moskën. Pak ditë më parë ai refuzoi mundësinë e dërgimit të raketave të shumëkërkuara Taurus në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos