Mjekët në Rripin e Gazës nuk po shohin më "foshnja me madhësi normale". Kjo është një deklaratë e bërë nga një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
"Personalisht, unë po largohem nga Gaza këtë javë i tmerruar për një milion gra dhe vajza në Gaza, mbi të gjitha për 180 gratë që lindin çdo ditë," tha Dominic Allen, kreu i delegacioni i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në territoret palestineze, gjatë një konference për shtyp.
Ai ishte në gjendje të vizitonte disa spitale ku repartet e maternitetit funksionojnë ende në Rripin verior të Gazës. Të paktën 31,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
“Në vend të kësaj, ata shohin më shumë foshnja të lindura të vdekura dhe më shumë vdekje neonatale," vazhdoi Allen, duke i përshkruar gratë shtatzëna si "të rraskapitura, nga frika, nga detyrimet për të lëvizur vazhdimisht, nga uria", nga dehidrimi...
"Nëse mund të pikturoja një pamje të asaj që pashë dhe dëgjova ndërsa isha në Gaza, është një makth më i madh se një krizë humanitare, është një krizë për njerëzimin," tha ai. “Më keq nga sa mund ta përshkruaja, sesa tregojnë fotot, sesa mund ta imagjinoni”.
Ai tha se ajo që ka parë atje i ka thyer zemrën.
“Të gjithë njerëzit që pamë, me të cilët folëm, ishin tmerrësisht të dobësuar, të uritur, duke u përpjekur të na tregonin se kishin nevojë për diçka për të ngrënë”, përshkroi ai.
Lufta shpërtheu më 7 tetor, e shkaktuar nga një sulm i paprecedentë i krahut ushtarak të Hamasit kundër sektorëve jugor të territorit izraelit që la më shumë se 1,160 njerëz të vdekur, kryesisht civilë. (A2 Televizion)