Lufta në Gaza, shkon në 31 mijë numri i palestinezëve të vrarë! Mbi 73 mijë të plagosur

Nga Denisa Pasholli
16 Mars 2024, 11:04 | Bota

Teksa konflikti ka hyrë në muajin e gjatë, numri i palestinezëve të vrarë n ë Rripin e Gazës, kryesisht nga sulmet ajrore izraelite, ka shkuar në 31.500, sipas të dhënave të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit, 150 palestinezë janë vrarë, ndërsa 300 të tjerë janë plagosur ndërsa 73.500 vetë janë plagosur, nga nisja e konfliktit në tetor të vitit të shkuar.

Mirëpo, teksa forcat mbrojtëse izraelite vazhdojnë të përparojnë në terren, brenda Gazës, banorët atje janë në pritje të ndihmave. Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se anija e parë me ndihma humanitare ka mbërritur në Rripin e gazës. Janë gati 200 ton ushqime, të dërguara me anije nga Porti i Qipros, të dërguara përmes një korridori detar  humanitar, të hapur orët e fundit.

Ndërkohë ndihmat nga ajri vazhdojnë të lëshohen mbi Gaza, për të ndihmuar edhe besimtarët në ditët e Ramazanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos