"Dua përgatitje reale për luftë”, Kim Jong un ndjek stërvitjen ushtarake dhe manovrat ajrore në Phenian

Nga Denisa Pasholli
16 Mars 2024, 11:08 | Bota

Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka ndjekur nga afër stërvitjen ajrore dhe ka kërkuar përgatitje urgjente reale për të luftuar, siç raportoi televizioni shtetëror KCNA, teksa i referohej reagimit të Phenianit zyrtar ndaj lajmit se Jugu i Koresë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një stërvitje të përbashkët gjatë javës.

Në fotografitë e publikuara nga KCNA, vetë diktatori Kim Jong Un ndjek me interes stërvitjen, shoqëruar edhe nga vajza e tij.

Diktatori koreano-verior u shpreh i kënaqur me përgatitjen ushtarake të ushtrisë së tij dhe i urdhëroi që stërvitja të vijojë në çdo kusht atmosferik, edhe ato ekstreme, për të parë sesa të përgatitur janë për çdo rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos