Ushtarët rusë zgjedhin presidentin e ri, votohen edhe në rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 14:00 | Bota

Sot, ministria ruse e mbrojtjes, publikoi pamje të ushtarëve rusë, që zgjedhin me votë, presidentin e ri të vendit. Në pamjet që janë publikuar shfaqet personeli ushtarak, pjesë e gardës ruse, në qytetin Vostok, që votojnë dhe më pas rikthehen përsëri në luftë por pa specifikuar konkretisht zonën se ku.

Votimi, siç ministria e mbrojtjes sqaron, realizohet përmes stacioneve të votimit lëvizëse, në zonat që ushtria është e fokusuar në këtë operacion special ushtarak. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës njofton se fushata elektorale por edhe votimet sot, në rajonet që Rusia i pretendon si të aneksuara prej saj, Donjetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Khreson, sikurse edhe në Krimea, janë ilegale, në shkelje të çdo ligji ndërkombëtar dhe mbi po gjitha, po realizohen nën kërcënimin e armëve.

Ndërkohë për Moskën, zgjedhjet në territoret e saj të reja, janë politikisht shumë të rëndësishme për Kremlinin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos