Po organizonte sulme në shkolla e xhami, kapet adoleshenti në Gjermani

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 21:51 | Bota

Po organizonte sulme në shkolla e xhami, kapet adoleshenti në Gjermani

Një djalë 15-vjeçar u arrestua në Gjermani nën akuzën se po planifikonte një sulm kundër shkollës së tij dhe disa xhamive.

Adoleshenti, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit të Bremenit, kishte njoftuar në Telegram se do të vriste disa myslimanë.

Me kërkesë të prokurorisë është kontrolluar shtëpia e prindërve të tij. I dyshuari u arrestua nga forcat speciale pas një tentative të shkurtër arratisjeje në një qendër fitnesi në veri të Bremerhaven. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos