Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve Presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky e ka cilësuar fitoren e Trump si mbresëlënëse, shkruan A2 CNN.
“Më kujtohet takimi ynë i bukur me Presidentin Trump në shtator, kur biseduam në detaje për partneritetin strategjik midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, planin e fitores dhe mënyrat për t'i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës”, shkruan Zelensky në një postim të gjatë.
"Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump ndaj qasjes 'paqe përmes forcës' në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të sjellë më afër paqen në Ukrainë. Shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku", tha më tej Zelensky.
Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, SHBA ka qenë kontribuuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin, me Kongresin që votoi përmes pesë projektligjeve me vlerë 175 miliardë dollarë së bashku.
Por mbështetja e Uashingtonit është kundërshtuar nga Trump, i cili ka kundërshtuar vazhdimin e ndihmës për Ukrainën dhe ka kritikuar Zelensky për mosbërjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftimeve. (A2 Televizion)