Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Provokimi i influenceres italiane, heq të brendshmet dhe i var te dera e Kishës: Do rrëfej mëkatet!

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 08:48 | Bota

Provokimi i influenceres italiane, heq të brendshmet dhe i var te dera e

Shumë trende që bëhen virale dhe përqafohen nga influencerët në rrjetet sociale shpesh janë kritikuar për dhunën, vulgaritetin dhe gjuhën e përdorur.

Në lumin e kritikave ka përfunduar së fundmi një video e publikuar në Instagram nga një influencere italiane. Ajo para se të hyjë në kishën Santa Lucia di Fonte Nuova, heq mbathjet, i var në një parmak pranë derës dhe me ironi thotë se “do të rrëfej mëkatet”.

Videoja ka ndezur indinjatën e besimtarëve të krishterë dhe famulltarit të kishës së ndodhur në një provincë të Romës, i cili e ka denoncuar aktin.

Me një shënim të publikuar në Facebook, prifti Don Massimo Marchetti shkruan: “Në lidhje me videon që po qarkullon aktualisht në disa rrjete sociale e bërë në hyrje të Famullisë sonë, Komuniteti i Famullisë, duke shprehur kundërshtimin më të fortë për pamjet që nuk respektojnë shenjtërinë e vendit dhe për shkak të referencës së papërfillshme të sakramentit të rrëfimit, procedoi me referimin e fakteve pranë Autoritetit Gjyqësor kompetent. Është shumë e dhimbshme të theksohet se për të fituar shikueshmëri mediatike, thyhen rregullat themelore të respektit për vendet dhe njerëzit”.

A2 CNN Livestream

A2 Business