Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

'Mund të më arrestojnë'!  Yulia Navalnaya: Alexei do të varroset në Moskë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 22:04 | Bota

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, tha se ka frikë se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë arrestimin e saj në funeralin e burrit të saj të premten.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Navalnaya u shpreh e shqetësuar për situatën dhe të papriturat që mund të ndodhin.

"Nuk jam ende e sigurt nëse varrimi do të jetë paqësor apo nëse policia do të arrestojë ata që kanë ardhur për t'i thënë lamtumirë burrit tim", u tha ajo eurodeputetëve.

Ceremonia do të zhvillohet në një kishë ortodokse në një zonë banimi në juglindje të Moskës ku Navalny do të varroset në një varrezë lokale.

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht në vdekjen e Navalnyt, ndërsa Navalnaya është zotuar se do ta vazhdojë punën e bashkëshortit të ndjerë për zbulimin e korrupsionit në Rusi dhe përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut, të cilat Putini i ka kufizuar gjatë sundimit të tij mbi 20-vjeçar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani