Shtëpi të shkatërruara dhe pemë të shkulura,  stuhitë shkaktojnë dëme në SHBA

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 16:54 | Bota

Shtëpi të shkatërruara dhe pemë të shkulura, 

Stuhitë e forta që goditën Ohio-n dhe Michigan në orët e para të mëngjesit së të mërkurës, shkaktuan dëme të mëdha dhe lanë pa energji elektrike mijëra shtëpi.

Sipas autoriteteve lokale, stuhitë shkatërruan shtëpi dhe shkulën pemë në të gjithë kontenë Clark në Ohio.

Në Grand Blanc të Michigan-it era shkatërroi një kompleks ndërtesash industriale përgjatë një autostrade lokale, duke përfshirë një magazinë shpërndarëse të pjesëve të automjeteve. 

Sipas Departamentit të Policisë së qytetit Grand Blanc, oficerët raportuan se kishin parë një tornado që lëvizte nëpër qytet ndërsa ishin në patrullë. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos