Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Palestinezët ''me sytë nga qielli''! Skena kaosi për të siguruar ushqim nga ajri

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 22:03 | Bota

Kriza humanitare në Gaza ka marrë tiparet e një situate apokaliptike. Palestinezë të dëshpëruar për ushqim shihen duke notuar në det për të pritur ndihmat nga ajri që hidhnin avionët e Jordanisë.

Një pjesë e ndihmave që përfshinin mjete mjekësore dhe ushqime të gatshme me vlera të larta ushqyese, ranë në det, afër bregut dheu desh të tërhiqeshin me varka të vogla. Mirëpo, kjo është ana tjetër e situatës. Tentativa të shumta janë bërë për të penguar hedhjen e ushqimeve me parashutë. Të zhvendosurit nga Gaza në Rafah shprehen të mllefosur se një situatë e tillë është pashpjegueshme dhe janë me fat nëse arrijnë të marrin diçka.

“Unë isha me fat dhe arrita të marr një nga këto ndihma. Po të gjithë ata persona të tjerë që nuk mundën ta merrnin këtë ndihmë? Shiko, ky nuk mori asnjë, edhe ky nuk mori asnjë”, tha banori i zhvendosur.

Mbreti Abdullah i Jordanisë paralajmëroi të hënën për rreziqet e një operacioni ushtarak të planifikuar nga Izraeli në Rafah dhe përsëriti apelin e tij për një armëpushim të menjëhershëm për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të sjellë ndihmën e nevojshme.2.3 milionë banorët e Gazës, shumica e tyre të zhvendosur nga shtëpitë e shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite me muaj, po përballen me nivele të larta të urisë.

Dërgimet e ndihmave humanitare në Gaza dhe Rafah, janë përgjysmuar edhe për faktin se Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur të kenë një marrëveshje për armëpushim me Izraelin. E kundërta ka ndodhur nga pala izraelite, ku ministri i financave Bezalel Smotrich është zotuar të vazhdojë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke sfiduar presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimin.

Smotrich njoftoi miratimin e një vendbanimi të ri, një grup vendbanimesh hebreje që ndodhen në jug të Jeruzalemit. Zgjerimi kolonive "do të vazhdojë me shpejtësi", theksoi Smotrich. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani