Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Putin për mediat e huaja: Për ne nuk është prioritet as Polonia e as Letonia, nuk duam zgjerim të luftës

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 07:04 | Bota

Në një dalje të rrallë për mediat e huaja, dhënë gazetarit Tucker Carlson, presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk është në interesin e vendit të tij zgjerimi i luftës. Për Rusinë tha ai nuk është prioritet as Polonia e as Letonia, dy vendet kufi me ta. Ai shtoi se Rusia do të luftojë për interesat e saj "deri në fund".

Kjo është intervista e parë e Putin me një gazetar amerikan që para pushtimit rus të Ukrainës gati dy vjet më parë. Kreu i Kremlinit tha se udhëheqësit perëndimorë kishin kuptuar se ishte e pamundur t'i shkaktonin një disfatë strategjike Rusisë dhe po pyesnin veten se çfarë të bënin më pas.

“Ne jemi gati për këtë dialog”, tha ai.

Putini i bëri komentet në një intervistë më shumë se dy orëshe me drejtuesin konservator të emisionit Tucker Carlson, për të cilin Carlson tha se ishte zhvilluar në Moskë të martën. Intevistë u transmetua në tuckercarlson.com.

Putin foli në rusisht dhe komentet e tij u përkthyen në anglisht. Ai i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të intervistës ankimit se Ukraina kishte qenë në prag të marrëveshjes për t'i dhënë fund armiqësive në bisedimet në Stamboll në prill 2022, por u tërhoq, tha ai, pasi trupat ruse u tërhoqën nga afër Kievit.

"Epo tani le të mendojnë se si ta ndryshojnë situatën. Ne nuk jemi kundër kësaj. Do të ishte qesharake nëse nuk do të ishte kaq e trishtueshme. Ky mobilizim i pafund në Ukrainë, histeria, problemet e brendshme, herët a vonë do të rezultojë në një marrëveshje.", tha Putin.

Udhëheqësi rus deklaroi se SHBA kishte çështje të brendshme të ngutshme për t'u shqetësuar.

"A nuk do të ishte më mirë të negocionim me Rusinë? Bëni një marrëveshje. Tashmë duke kuptuar situatën që po zhvillohet sot, duke kuptuar se Rusia do të luftojë për interesat e saj deri në fund", tha Putin.

Uashingtoni, i cili i ka dërguar Ukrainës më shumë se 110 miliardë dollarë ndihmë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, e ka bërë të qartë se nuk ka interes të flasë për kushtet e Putinit. Putin u intervistua për herë të fundit zyrtarisht nga një media amerikane në tetor 2021, kur Hadley Gamble i CNBC foli me të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë