Revoltë e të dënuarve në Venezuelë, grevë urie në 16 burgje

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 07:54 | Bota

Revoltë e të dënuarve në Venezuelë, grevë urie

Të dënuarit në 16 burgje të Venezuelës, kanë nisur një grevë urie, për të treguar kushtet e këqija ku ata jetojnë dhe për të ngritur problemin e vonesave të shkaktuara në proceset gjyqësore.

Kësaj forme proteste, iu bashkuan dhe disa organizata joqeveritare dhe familjarë të të dënuarve, të cilët u mblodhën përpara gjykatës në Karakas, për të kërkuar të drejtat e të afërmve të tyre.

Mbipopullimi, kushtet e këqija shëndetësore dhe mungesa e ushqimit, janë ndër problemet që mundojnë burgjet e Venezuelës.

Ministria e Komunikimit dhe Informacionit të Venezuelës, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Presidenti Nicolas Maduro zëvendësoi të martën kreun e burgjeve duke emëruar Julio Zerpa, pavarësisht protestave.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024