Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Rrëzohet helikopteri, 6 viktima, mes tyre edhe CEO i bankës më të madhe

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 09:56 | Bota

Rrëzohet helikopteri, 6 viktima, mes tyre edhe CEO i bankës më

6 të vdekur është bilanci i rrëzimit të helikopterit në Kaliforni të SHBA. Mes viktimave është Herbert Wigwe, CEO i Access Bank Group, grupi më i madh bankar në Nigeri, sipas Forbes.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes kur një Eurocopter EC-130 me gjashtë persona në bord u rrëzua pranë Nipton, Kaliforni. Sipas publikimeve të shumta, pasagjerët po udhëtonin për në Las Vegas për të parë Super Bowl-in e këtij viti, finalen e Ligës Amerikane të Futbollit (NFL).

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo Iëeala, ka konfirmuar vdekjen e CEO të Access Bank, Herbert Wigwe dhe ish-kryetarit të Bursës Nigeriane, Abibola Ogunbanjo.

“Trishtim i tmerrshëm për lajmin e humbjes tragjike të Herbert Wigwe, CEO i Grupit të Access Bank, gruas dhe djalit të tij, si dhe Bibo Ogunbanjo në një aksident me helikopter”, shkroi shefi i OBT-së në një postim në Platformën X (ish-TWitter).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani