Një helikopter ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar në brigjet e Japonisë.
Mediat lokale, të cilat citojnë disa burime zyrtare, bëjnë me dije se mbetje të helikopterit CV-22 Osprey janë pikasur në ishullin Yakushima, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Helikopteri Osprey po përpiqej të ulej në aeroportin e Yakushima, për shkak të një defekti në një prej motorëve, teksa ishte nisur nga baza ajrore e Yokota në Tokio.
Momentalisht, nuk dihet fati i 8 ushtarëve që udhëtonin në bordin e mjetit ushtarak të rrëzuar, i cili është përfshirë më herët dhe në disa aksidente të tjera ajrore. (A2 Televizion)