Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Polonia dërgon trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 07:53 | Bota

Polonia dërgon trupa në Finlandë për të mbrojtur

Polonia do të dërgojë trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë.

Kështu deklaroi drejtori i Zyrës Polake për Sigurinë Kombëtare, Jacek Sievera, në profilin e tij në Twitter.

"Ka një kërkesë zyrtare nga aleatët për të ofruar mbështetje përpara se të ndodhë një sulm hibrid në kufirin finlandez. Polonia synon t'i përgjigjet pozitivisht kërkesa e aleatit dhe partnerëve tanë të NATO-s në BE. Një grup këshilltarësh ushtarakë do të japin informacion në vend për çështjet e sigurisë kufitare, duke përfshirë edhe nivelin operacional", tha Severa.

Finlanda vendosi të mbyllë pikat kufitare me Rusinë për shkak të fluksit të shtuar të emigrantëve, teksa autoritetet vendase akuzojnë Kremlinin se po i mbështet ata për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Ndërkohë që Kremlini e cilësoi irracional vendimin e Finlandës për mbylljen e kufijve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli