All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SHBA heq avionët nga baza e Katarit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 23:42 | Bota
All - Paragraf - 1

SHBA heq avionët nga baza e Katarit

Dhjetëra avionë ushtarakë amerikanë nuk ndodhen më në pistën e një baze të madhe ushtarake në Katar, sipas imazheve satelitore të publikuara nga Agence France-Presse.

All - Paragraf - 3

Kjo mund të jetë një lëvizje për t’i mbrojtur ata nga sulmet ajrore të mundshme iraniane, teksa Uashingtoni po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit, shkruan A2 CNN.

Ndërmjet datave 5 dhe 19 qershor, pothuajse të gjithë avionët që ishin të dukshëm në bazën Al Udeid janë zhdukur nga pamja e hapur, sipas imazheve të siguruara nga kompania Planet Labs PBC dhe të analizuara nga AFP.

Më 5 qershor, ishin rreth 40 avionë ushtarakë të parkuar në pistë, përfshirë avionë transportues si Hercules C-130 dhe avionë zbulues. Ndërsa në një imazh të datës 19 qershor, janë të dukshëm vetëm tre avionë.

All - Paragraf - 6

Ambasada amerikane në Katar njoftoi më herët sot se hyrja në bazë do të kufizohet “nga një kujdes i shtuar dhe në dritën e tensioneve të vazhdueshme në rajon”, duke u kërkuar gjithashtu personelit që të “tregojnë vigjilencë të shtuar”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos