SHBA-Iran shkëmbejnë sulme pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani

Nga A2 CNN
19 Korrik 2026, 08:54 | Bota

Ushtria amerikane ka përfunduar natën e tetë radhazi të sulmeve kundër Iranit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, goditjet kishin në shënjestër sistemet iraniane të mbikëqyrjes bregdetare, mbrojtjen ajrore dhe forcat e Gardës Revolucionare, të akuzuara për sulmet ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani më 17 korrik.

CENTCOM publikoi pamje të operacioneve, por Reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur vendin dhe datën e regjistrimit.

Mediat iraniane raportuan sulme pranë Sirikut, në jug të vendit, dhe pranë Shadeganit, afër kufirit me Irakun. Sipas agjencisë Mehr, nga goditjet në Sirik nuk pati viktima apo dëme në infrastrukturë.

Në përgjigje të sulmeve të fundit, ushtria e Iranit tha se kreu sulme me dronë në dy baza amerikane në Kuvajt, sipas mediave shtetërore.

SHBA-të dhe Irani kanë shtuar sulmet kundër njëra-tjetrës ditët e fundit, me të dyja palët të akuzuara për sulm ndaj infrastrukturës kritike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos