SHBA-ja do të lejojë brigadën Azov të përdorë armët e saj kundër Rusisë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 08:16 | Bota

SHBA-ja do të lejojë brigadën Azov të përdorë

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë Brigadën Azov të përdorë armët amerikane të dërguara në Kiev, për të luftuar kundër forcave ruse.

Lajmi u dha nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas heqjes së një ndalimi të lëshuar në 2014 për shkak të shqetësimeve të SHBA-së për natyrën e grupit ushtarak ukrainas.

Azov është një njësi ushtarake këmbësorie, e përbërë nga vullnetarë të ekstremit të djathtë, anëtarët e së cilës, rreth 900 vetë, janë ultranacionalistë, të akuzuar se frymëzohen nga ideologji neonaziste.

Njësia u formua fillimisht si një grup vullnetar në maj 2014 nga banda ultranacionaliste Patriotët e Ukrainës dhe grupi neonazist i Asamblesë Kombëtare Sociale. Të dyja grupet u bashkuan në idealet ksenofobike dhe neonaziste dhe sulmuan fizikisht emigrantët, komunitetin rom dhe njerëzit që kundërshtonin pikëpamjet e tyre.

Si një batalion, grupi luftoi në vijën e parë të frontit kundër separatistëve pro-rusë në Donetsk, në rajonin lindor të Ukrainës. Pak para nisjes së pushtimit, Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët nga Donbasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos