Përgatitje për pelegrinazhin e Haxhit, forcat saudite mbajnë një paradë ushtarake

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 07:27 | Bota

Forcat e sigurisë të Arabisë Saudite marshuan në Mekë, ndërsa pelegrinët nga mbarë bota vijuan të mblidheshin në qytetin e shenjtë mysliman për pelegrinazhin vjetor të Haxhit.

Forcat e policisë zhvilluan gjatë paradës ushtarake disa situata dhe manovra të ndjekjes dhe kapjes së kriminelëve.

Pelegrinët filluan të mblidhen në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite të premten, ku sipas parashikimeve me mijëra myslimanë pritet të marrin pjesë në sezonin e pelegrinazhit të Haxhit 2024.

Haxhi, një detyrë një herë në jetë për çdo mysliman të aftë që mund ta përballojë atë, është grumbullimi më i madh fetar në botë dhe një burim kryesor i të ardhurave për qeverinë saudite nga akomodimi, transporti, tarifat dhe dhuratat e adhuruesve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024