Këshilli i Sigurimit Të Kombeve të Bashkuara votuar mbrëmjen e së hënës rezolutën e propozuar nga SHBA për një armëpushim të përhershëm edhe lirimin e pengjeve në Gaza.
Rezoluta u kalua me 14 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim nga Rusia.
Kujtojmë se në rezolutë shkruhej ndër të tjera se Këshilli i Sigurimit: "Përshëndet propozimin e ri të armëpushimit të shpallur më 31 maj, të cilin Izraeli e pranoi, i bën thirrje Hamasit që gjithashtu ta pranojë atë dhe u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte.”
Sipas propozimit të SHBA, armëpushimi do të evoluojë në një fund të përhershëm të armiqësive dhe lirimin e të gjithë pengjeve përmes diskutimeve intensive midis dy palëve. Një fazë e tretë do të përfshinte nisjen e një përpjekjeje të madhe rindërtimi.
SHBA ka kërkuar miratimin e OKB-së për propozimin që kur u zbulua nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden më 31 maj.
Propozimi fitoi mbështetjen e misionit palestinez, me një klauzolë që thoshte se një armëpushim fillestar gjashtë-javor do të zgjatej për sa kohë që bisedimet të vazhdonin për një fazë të dytë. (A2 Televizion)