SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 16:37 | Bota

SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron

Presidenti Joe Biden dhe këshilltarët e tij më të afërt po paralajmërojnë Izraelin se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizojë objektivat ushtarakë në Gaza për shkak të reagimit në mbarë botën rreth vuajtjeve të civilëve atje.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ai i Shtetit, Antony Blinken, e kanë bërë të qartë këtë mesazh në biseda private me zyrtarë izraelitë, duke u thënë se humbja e mbështetjes do të ketë pasoja të rënda strategjike për operacionin e Forcave Izraelite të Mbrojtjes kundër Hamasit.

Pas kuintave, zyrtarët amerikanë gjithashtu besojnë se Izraeli e ka të kufizuar kohën në dispozicion për të realizuar objektivat e veta kundër Hamasit, para se reagimi ndërkombëtar për pasojat te civilët të arrijë kulmin.

Në fakt, burime thonë për CNN se ky çast mund të vijë shumë shpejt dhe presioni mbi qeverinë amerikane dhe Presidentin Biden për të bërë thirrje për armëpushim mund të jetë shumë i lartë.

SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron

Në terren, nuk ka asnjë shenjë që operacioni ushtarak i Izraelit po ngadalëson. Dy persona me dijeni mbi ngjarjen thanë për CNN se administrata Biden u vu veçanërisht në pozitë të vështirë pas bombardimeve të kësaj jave në një kamp refugjatësh në veri të Gazës dhe publikimit të skenave të vdekjes dhe shkatërrimit atje.

“Problemi për Izraelin është se kritikat sa vijnë e shtohen, edhe nga radhë e miqve më të ngushtë”, tha për CNN një zyrtar i administratës.

Zyrtarët amerikane këmbëngulin që Biden nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për Izraelin dhe deri tani, Shtëpia e Bardhë ka shmangur me vështirësi thirrjet për një armëpushim, duke thënë se kjo do t’i jepte kohë terroristëve të Hamasit që të riorganizoheshin për operacione të tjera.

SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron
Shkatërrimi në Gaza

Por Biden ia ka thënë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu - përgjatë 10 telefonatave që kanë pasur deri më tani - se pamjet e pafundme të fëmijëve e grave palestineze që nxirren nga rrënojat mund të ngushtojnë rrugën e Izraelit. Në biseda me Netanyahun, Biden e ka paralajmëruar se Izraeli do të gjykohet me ashpërsi nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjet e civilëve.

Burimet thanë për CNN se Biden gjithashtu i ka thënë Natanyahut se është i shqetësuar edhe për dhunën në rritje që po ushtrojnë izraelitët e vendosur në Bregun Perëndimor kundër palestinezëve.

SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron
Shkatërrimi në Gaza

Administrata Biden dhe vetë presidenti i kanë bërë thirrje Izraelit që të lejojë pauzat humanitare dhe të rikthejë disa të drejta të cilat deri më tani ia ka hequr popullsisë civile, si interneti, karburanti dhe uji.

Netanyahu mësohet se i ka refuzuar me këmbëngulje disa nga këto të drejta, duke u shprehur edhe publikisht se nuk do të ketë armëpushim nëse nuk lirohen pengjet që Hamasi mban në Gaza.

Zyrtarët e Pentagonit besojnë se Izraeli po godet me saktësi bazat e Hamasit, por mbeten të shqetësuar se numri i viktimave nga radhët e civilëve është shumë i madh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi