SHBA veto në OKB: Nuk ka armëpushim! Izraeli thirrje banorëve të Gazës të largohen

Nga Merita Haklaj
10 Dhjetor 2023, 11:22 | Bota

Flakët e zjarrit dhe tymi u panë mbi kufirin Izrael-Gaza në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Izraeli urdhëroi banorët të largoheshin nga qendra e Gazës dhe goditi gjatësinë e enklavës gjatë natës, pasi Shtetet e Bashkuara përdorën veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur aleatin e tyre nga kërkesa për armëpushim.

Izraeli tha se kanë vrarë të paktën 7,000 militantë të Hamasit. Numri zyrtar i vdekjeve në Gaza, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë në enklavën e drejtuar nga Hamasi tejkaloi 17 mijë e 700 të shtunën, me mijëra të zhdukur dhe të supozuar të vdekur nën rrënoja.

Ministria thotë se rreth 40% e viktimave janë fëmijë. Izraeli filloi fushatën e tij për të asgjësuar sundimtarët e Hamasit të Gazës pas sulmit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 240, sipas të dhënave izraelite.

Kryeministri izraelit Netanjahu e ka vlerësuar si korrekte veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj rezolutës së OKB.

Unë e vlerësoj shumë qëndrimin e duhur që SHBA mbajti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vendet e tjera duhet të kuptojnë se është e pamundur të mbështetet eliminimi i Hamasit në njërën anë dhe në anën tjetër të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, çka do ta parandalonte eliminimin e Hamasit. Prandaj, Izraeli do të vazhdojë luftën e tij të drejtë për ta zhdukur atë dhe për të arritur qëllimet e tjera të luftës që kemi përcaktuar.

Ndërkohë, duke folur gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit të Dohas në Katar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha gjithashtu se situata humanitare në të gjithë Rripin po bëhet më e rëndë.

Po përballemi me një rrezik të madh të kolapsit të sistemit humanitar. Situata po përkeqësohet shpejt në një katastrofë me implikime ndoshta të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Guterres.

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët, por ende mbështet qëndrimin e tij se nga armëpushimi Hamas do të përfitonte.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti veton e Uashingtonit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hedhur poshtë votimin që mbështeste një rezolutë humanitare të armëpushimit, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë luftën e drejtë për të eliminuar Hamasin. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani