Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ofensiva e Moskës do të përfundojë në pranverë

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 09:06 | Bota

Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ofensiva e Moskës do të

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, tha se ofensiva e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë do të përfundojë në fillim të pranverës.

Sipas tij, ofensiva aktuale, e cila po vazhdon që nga nëntori i vitit 2023 nuk kishte bërë përparim të rëndësishëm.

“Ofensiva e tyre vazhdon. Në fillim të pranverës do të shterohet plotësisht. Aktualisht, është lëvizja e armikut. Ajo do të përfundojë dhe besoj, do të fillojë e jona", deklaroi ai.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, trupat ruse po përpiqen të avancojnë në sektorët Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, tre civilë u plagosën lehtë pas një sulmi me dron rus në qytetin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi