Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Shpërthime të forta, tym dhe flakë! Raketat pushtojnë qiellin mbi Gaza

Nga Loneta Progni
4 Dhjetor 2023, 17:52 | Bota

Shpërthime të forta, tym dhe flakë! Raketat pushtojnë

Shpërthime të forta, tym dhe flakë raketash pushtuan qiellin mbi lagjen Hamad të Gazës në Khan Younis të hënën e 4 dhjetorit, ndërsa luftëtarët e Izraelit dhe Hamasit shkëmbejnë zjarr.

Izraeli urdhëroi njerëzit që të largoheshin nga zonat e Khan Younis, në Rripin e Gazës, të hënën, ndërsa e shtyu fushatën tokësore më thellë drejt jugut, duke i nxitur banorët e dëshpëruar që të iknin.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha të hënën se të paktën 15899 palestinezë, 70% e tyre gra ose nën 18 vjeç, janë vrarë në sulmet ajrore dhe artileria izraelite në enklavë që nga 7 tetori.

Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe dyshohet se janë varrosur nën rrënoja. Rreth 80% e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre.

A2 CNN Livestream

A2 Business