Zonja e parë Jill Biden ka zbuluar dekorin e këtij viti brenda Shtëpisë së Bardhë, me temë “Magji e gëzim”.
Mes qindra zbukurimesh, spikasin 98 pemë krishtlindjesh, rrethuar me mbi 140 mijë drita e skena të tjera të vogla, që sjellin historinë e lindjes së Krishtit.
Në mes qëndron pema 6 metra. Dekorimet, të cilat përfshinin 33,892 zbukurime dhe 142,425 drita festash, u instaluan gjatë një jave, me ndihmën e më shumë se 300 vullnetarëve. Shtëpia e Bardhë pret që rreth 100,000 njerëz të vizitojnë gjatë sezonit të festave.
(A2 Televizion)