Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

“Shenjë e keqe” në Shtëpinë e Bardhë, era rrëzon pemën kombëtare të Krishtlindjes

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 11:23 | Bota

“Shenjë e keqe” në Shtëpinë e Bardhë, era

Një incident pa asnjë pasojë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku pema e dekoruar e Krishtlindjes është rrëzuar për shkak të erës së fortë që kishte përfshirë zonën.

Pamjet e pemës së rrëzuar u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, dhe shumë kritikë të presidentit Biden me ironi u shprehën se kjo ngjarje tregon ekzaktësisht presidencën e tij.

Pema 12 metra e lartë ishte vendosur në jug të Shtëpisë së Bardhë, kur u godit nga era e fortë, që sipas aeroportit Regan arrinte deri në 80 km shpejtësi për orë.

Punëtorët Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “shpëtonin” pemën dhe ta ngrinin përsëri në këmbë për të qenë gati për ceremoninë e ndezjes së dritave e cila kremtohen prej 100 vitesh.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu