Dëshmia tronditëse: Epstein më pagoi 15,000 dollarë për të kryer marrëdhënie me Princin Andrew

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 09:33 | Bota
Dëshmia tronditëse: Epstein më pagoi 15,000 dollarë për
Princin Andrew, Virginia Geoffrey dhe Ghislaine Maxwell

Pozitat për Princin Andrew sa vijnë dhe po vështirësohen. Virginia Giuffre, një nga viktimat më të famshme të Jeffrey Epstein ka pranuar se ky i fundit e ka paguar deri në 15 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me Dukën e Jorkut, gjatë kohës kur ishte vetëm 17 vjeç.  

Virginia Giuffre thotë se ngjarjet janë regjistruar në vitin 2001.

"Ju jeni paguar 10 deri në 15.000 dollarë nga Jeffrey Epstein apo nga një person tjetër në emër të Jeffrey Epstein për të bërë seks me Princin Andrew?", ishte pyetja e avokatëve.

“Po, kam marrë 15.000 dollarë. Nuk e di sa është shuma ekuivalente në paund britanik, pasi e kam marrë shumën në dollarë amerikanë”, mësohet të ketë thënë ajo.

Princi Andrew ka mohuar në mënyrë të përsëritur një akuzë të tillë dhe pretendon se nuk e ka takuar kurrë Giuffre, e cila u trafikua nga Epstein. Mirëpo, për këtë ka edhe një foto, që hedh poshtë një pretendim të tillë, e për pasojë vë në dyshim deklaratën e anëtarit të familjes mbretërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos