Persona të armatosur të maskuar kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin e tmerruar. Banda e armatosur hyri në studiot televizive gjatë transmetimit live të kanali televiziv publik TC në qytetin e Guayaquil, përpara se transmetimi të ndërpritej.
Por policia ka raportuar se ka arritur që të lirojë të gjithë stafin dhe 13 persona u arrestuan. Gjatë operacionit dy punonjës u plagosën. Të paktën 10 persona janë vrarë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore në Ekuador të hënën.
Urgjenca u shpall pasi një baron droge u arratis nga qelia e burgut. Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga burgu në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito.
Crazy scenes in #Ecuador, where gunmen stormed state-owned @tctelevision & took the entire staff hostage.
— Charles Lister (@Charles_Lister) January 9, 2024
Criminal groups have launched a nationwide campaign of attacks after gang leader Adolfo Macías escaped from prison, triggering a state of emergency.pic.twitter.com/wMdY5A9Lks
Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të forcave policore në kufi. SHBA-ja dënoi sulmet në Ekuador dhe tha se po koordinohet me presidentin Daniel Noboa dhe qeverinë e tij ekuadoriane dhe është “gati për të ofruar ndihmë”.
Gjatë sulmit të së martës në stacionin televiziv, një person i armatosur drejtoi një armë gjahu në kokën e njërit prej robërve, i cili gjithashtu u kërcënua me një revole. Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri iu thye krahu gjatë sulmit. (A2 Televizion)