Stuhitë godasin Kinën, preken 127 milionë banorë, raportohen 4 të vdekur e mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 18:39 | Bota

Disa rajone të Kinës po përballen me një mot ekstrem, me reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Autoritetet kanë dhënë alarmin se të paktën 127 milionë persona mund të preken nga moti i keq, ndërsa 4 qytetarë janë konfirmuar të vdekur e mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Moti i keq ka goditur jugun e Kinës që prej ditës së enjte, aty ku janë raportuar të zhdukur 11 persona. Reshjet kanë krijuar përmbytje të mëdha në qytetet. Në provincën Guangdong lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët, ndërsa ka marrë përpara me dhjetëra makina.

Vitet e fundit Kina është goditur disa herë nga moti ekstrem me temperatura ekstreme të larta gjatë verës dhe shira të dendur më pas që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024