Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

“Tajvani vija e kuqe”, Joe Biden bisedë telefonike me Xi Jinping

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 20:25 | Bota

“Tajvani vija e kuqe”, Joe Biden bisedë telefonike me Xi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike mbi  çështjet me interes të përbashkët për të dyja palët. Kjo është raportuar nga media shtetërore kineze, si edhe është konfirmua nga Shtëpia e Bardhë, sipas të cilës çështja e Tajvanit "është vija e parë e kuqe e pakapërcyeshme në marrëdhëniet kino-amerikane".

“Çështja e Tajvanit është vija e parë e kuqe e pakapërcyeshme në marrëdhëniet kino-amerikane. Në bisedën telefonike që pati me homologun e tij amerikan Joe Biden në mbrëmje, presidenti kinez Xi Jinping siguroi se nuk do të lejojmë që aktivitetet separatiste, pajtimi i jashtëm dhe mbështetja për forcat e pavarësisë së Tajvanit të mbeten të pakontrolluara. Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të zbatojnë deklaratën pozitive të Presidentit për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit", thueht në deklaratën e medias kineze.

“Biden dhe Xi patën një diskutim të sinqertë dhe konstruktiv për shumë çështje. Biden theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe respektimin e ligjit dhe lirisë së lundrimit në Detin e Kinës", raportoi Shtëpia e Bardhë.

Biden ngriti shqetësimet amerikane me presidentin kinez Xi Jinping për bashkëpunimin e Pekinit me Rusinë për të rindërtuar industrinë kryesore ushtarake të Moskës. Këtë e tha një zyrtar i administratës amerikane duke ilustruar përmbajtjen e bisedës telefonike mes dy liderëve.

"Nëse SHBA-ja është e gatshme të ndjekë një bashkëpunim reciprok të dobishëm dhe të ndajë dividentët e zhvillimit të Kinës, dera jonë do të jetë gjithmonë e hapur. Nëse ajo insiston të shtypë zhvillimin e teknologjisë së lartë të Kinës dhe t'i privojë asaj të drejtën legjitime për zhvillim, ne nuk do të rrimë duarkryq".

Ky është paralajmërimi i presidentit Xi Jinping për homologun e tij amerikan Joe Biden për "seri të pafundme masash për të shtypur ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë e Kinës", ndërsa "lista e sanksioneve kundër kompanive kineze është gjithnjë e më e gjatë. Kjo nuk është heqja e rrezikut, por krijimit të rrezikut,” raportoi CCTV.

Kjo ishte biseda e tyre e parë telefonike që nga korriku i vitit 2022. Dy liderët u takuan për herë të fundit personalisht në nëntor 2023 në Kaliforni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli