“Ti nuk pate frikë, as ne nuk do të kemi”, funerali i Navalny, mijëra njerëz në ceremoni

Nga Rosalba Bejdo
1 Mars 2024, 13:36 | Bota

Mijëra njerëz pritën mes duartrokitjeve arkivolin e Aleksei Navalni, teksa mbërriti në një kishë në periferi të Moskës, ku u zhvillua ceremonia mortore për opozitarin. Pjesëmarrësit vendosën lule e fotografi në homazh të 47-vjeçarit, dhe bërtisnin në kor emrin e tij…

“Ti nuk pate frikë dhe ne nuk do të kemi frikë”, ishin thirrjet e turmës. Në ceremoni morën pjesë prindërit, Antoly dhe Ludmilla dhe gjithashtu një sërë diplomatësh të huaj, përfshirë ambasadorët e SHBA, Francës dhe Gjermanisë.

Funerali u kërkua me ngulm nga nëna, familja dhe bashkëpunëtorët e Navalnit, pavarësisht presioneve dhe kundërshtisë së autoriteteve. Masa të rrepta sigurie u ndërmorën rreth Moskës, me forca të sigurisë e automjete që rrethuan zonën e po ashtu gjithë rrugën që çonte për atje.

Kremlini paralajmëroi se grumbullimet e paautorizuara shkelnin ligjin, dhe u zotua të ndëshkojë çdo pjesëmarrës në të tilla manifestime.

Në rusi, ku mediat dhe televizionet zyrtare e shpërfillën ngjarjen, ekipi i fondacionit anti-korrupsion morë përgjegjësinë për të mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë. Imazhet u shfaqën në kanalin YouTube por bashkëpunëtorët e Navalnit raportuan probleme me internetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos