Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Ukrainasit do godisnin Moskën me raketat gjermane "Taurus", Scholz: Nuk i japim!

Nga Rosalba Bejdo
1 Mars 2024, 12:04 | Bota

Nëse Ukraina humbet luftën, NATO do të duhet të luftojë kundër Rusisë. Është paralamërimi që vjen nga shefi i Pentagonit, Lloyd Austin i cili e vë theksin tek nevoja urgjente për të zhbllokuar fondet për Ukrainën.

Në një fjalim për dhomën e përfaqësuesve, sekretari i Mbrojtjes deklaroi se nëse do të ketë sukses, Putin nuk do të ndalet, dhe se vendet Baltike janë më të rrezikuarat.

“Edhe udhëheqësit e tjerë autokratë në të gjithë botën do të inkurajohen nga fakti që ne nuk ishim në gjendje të mbështesnim një vend demokratik. Nëse Ukraina bie, besoj vërtet se NATO do të hyje në një luftë me Rusinë.”

Deklarata e shefit të Pentagonit, vjen një ditë pasi presidenti Putin paralajmëroi perëndimin, për një luftë bërthamore në rast sedo të dërgonin trupa në Ukrainë.

Ishte presidenti Macron që e sugjeroi diçka të tillë, duke thënë se nuk përjashtonte mundësinë e dërgimit të trupave.

Por, frika e një përshkallëzimi me Rusinë, detyroi shtete si SHBA dhe Gjermania, të hidhnin poshtë këtë skenar.

Sakaq, kancelari gjerman Olaf Sholc i tha jo mundësisë së dërgimit të raketave kruz, Taurus për Ukrainën, duke argumentuar se ato mund të përdoreshin kundër objektivëve në Moskë.

Raketa Taurus me një rreth prej 500 km, është një armë që nëse përdoret në mënyrë të gabuar sipas tij, mund të arrijë një objektiv specifik në kryeqytetin rus.

Moska njoftoi të premten se kishte rrëzuar një dron ukrainas mbi rajonin rus të Belgorod, dhe se tre të tjerë ishin zbuluar teksa i drejtoheshin Nizhny Novgorod.

Ukraina sakaq, foli për breshëri sulmesh kundër rajonit të Kherson në juglindje, me një seri shpërthimesh që u verifikuan në disa zona bregdetare.  

A2 CNN Livestream

A2 Business