Shirat e shumtë që kanë goditur Bolivinë që nga dhjetori ka sjellë vdekjen e rreth 40 personave. Një pjesë e qytetit të Coviha në veri të Bolivisë u përmbyt nën ujë, por deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Lumi Acre doli nga shtrati duke përmbytur qytetin ku niveli i ujit arrin në çatitë e shtëpive dhe banorët tani po lëvizin me varka.
Days of heavy rain flooded many areas in northern Bolivia, displacing thousands of people and damaging houses and businesses. pic.twitter.com/ekyYK2mMUS
— Reuters (@Reuters) February 29, 2024
Niveli i ujit në Urën Filias, që lidh Coviha-n me Brasilia në Brazil arriti në 17 metra, duke tejkaluar rekordin e vendosur në 2015 prej 15.5 metrash, sipas njësisë së menaxhimit të rrezikut të Bolivisë.
Sipas studimeve të institutit privat Tierra, Bolivia përjetoi një periudhë thatësire për rreth gjashtë muaj, e ndjekur nga shira të dendur në një periudhë të shkurtër kohore. (A2 Televizion)