Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Pentagoni: Nëse Kievi humbet luftën, NATO do të duhet të luftojë kundër Rusisë

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 07:05 | Bota

Pentagoni: Nëse Kievi humbet luftën, NATO do të duhet të

Ndarja e fondeve për Ukrainën është thelbësore. Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke nënvizuar se nëse Ukraina humbet luftën, vendet e NATO-s do të duhet të luftojnë kundër Rusisë.

"Ne e dimë se nëse Putini ka sukses, ai nuk do të ndalet. Ai do të vazhdojë të jetë më agresiv në rajon. Dhe liderë të tjerë në mbarë botën, autokratë të tjerë do ta shikojnë këtë. Dhe ata do të inkurajohen nga fakti që kjo ka ndodhur sepse ne nuk jemi në gjendje të mbështesim një shtet demokratik”, tha Austin në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të cituar nga mediat ukrainase.

"Nëse jeni një vend baltik, jeni shumë i shqetësuar se mund të jeni i radhës. Ata e njohin Putinin, ata e dinë se çfarë është i aftë. Dhe sinqerisht, nëse Ukraina bie, unë vërtet besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë," shtoi kreu i Pentagonit.   

Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi perëndimin për një konflikt bërthamor, si një kërcënim "real", për shkak të lëvizjeve të vendeve të NATO-s në konfliktin me Ukrainën. Por vendet perëndimore, paralajmëroi ai, duhet të kujtojnë se Moska posedon gjithashtu "armë të afta për të arritur në territoret e tyre".

Paralajmërimi i presidentit rus u bë në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e kombit para Dhomës së mbledhur, një ngjarje në të cilën Putini tregoi besim për shkak të sukseseve të arritura së fundi në terren nga trupat e tij, ndryshe nga 12 muaj më parë, kur fati dukej në favor të Kievit.

Putin përsëriti edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e Aleancës Atlantike, duke i cilësuar alarmet që dalin nga Evropa si "të pakuptimta". Kreu i Kremlinit iu përgjigj personalisht presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ditët e fundit kishte folur për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.

"Ne kujtojmë fatin e atyre që në të kaluarën dërguan kontigjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Tani pasojat për çdo ndërhyrës do të jenë shumë më tragjike. Gjithçka që po sajon Perëndimi çon në të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe për rrjedhojë në asgjësimin e qytetërimit", tha ai.

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli