Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Shqipëria, vend pjesërisht i lirë, Freedom House: Problem qeverisja jofunksionale

Nga Rosalba Bejdo
29 Shkurt 2024, 14:14 | Bota

Shqipëria dhe Kosova, mbeten vende pjesërisht të lira në raportin vjetor të Freedom House, pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Ne indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë , krahasuar me vitin e kaluar.

Vendi yne po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes. Sakaq, Kosova rezulton me 60 pikë nga 100 maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. 

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës procesi i vetingut , “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

Megjithatë sipas saj, mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri.

Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi