Një ditë pas samitit për urainën në Tiranë, ku në krah të kryeministri Edi Rama, presidenti Volodimir Zelenski i bëri thirrje botës të bëjë gjithçka për të mundur Putinin, ku i fundit egërson tonet dhe kundërpërgjigjet me një kërcënim të fortë për perëndimin.
Në një fjalim për ligjvënësit dhe pjesëtarë të tjerë të elites ruse, Putin paralajmëroi se perëndimido të nxiste një luftë barthamore nëse do të dërgonte trupa për të luftuar nëUkrainë, ndërsa theksoi se i ka armët për të goditur objektivë në shtetet perëndimore.
Duke ju referuar deklaratës së presidentit Emanuel Macron se nuk përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, 71-vjeçari shtoi më tej, se liderët europianë nuk e kuptonin se sa e rrezikshme do të ishte ndërhyrja në punët e brendshme të Rusisë.
"Ata e dinë se ne kemi armë që mund të arrijnë në territorin e tyre."
Dhe duke sugjeruar se mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, rrezikojne të cojne në një konflikt bërthamor, çka nënkupon shkatërrim të civilizimit.
A e kuptojnë këtë, apo jo? Në fjalimin e mbajtur në prag të zgjedhjeve presidenciale të mesit të muajit mars, ku pritet të rizgjidhet për një mandat tëri 6-vjecar, ai lëvdoi atë që e quajti si arsenalin e modernizuar nuklear, më të madh në botë.
Dukshëm, i zemëruar, 71-vjeçari u sugjeroi politikanëve perëndimortë kujtojnë fatin e Hitlerit dhe Neapoleon Bonapartit që ishin përpjekur të pushtonin pa sukses rusinë në të kaluarën, duke paralajmeruar për një fat edhe më tragjik.
Ai njoftoi gjithashtu përdorimin e armëve të avancuara hipersonike në luftën më Ukrainën, si raketat zircon apo sarmat e pagëzuar si "Djalli",
“Kompleksi hipersonik, Kinzhal, jo vetëm që është në shërbim por po përdoret me efikasitet të lartë për të goditur objektivë të rendësishëm gjatë operacionit ushtarak.”
Raketat hipersonike me bazë në det, Zircon janë përdorur gjithashtu për të goditur shënejstra gjatë një operacioni të posaçëm ushtarak.
Putin hodhi poshtë pretendimet e perëndimit se forcat ruse mund të shkojnë përtej ukrainës dhe të sulmojnë vendet europiane.
Ai shtoi gjithashtu se Moska nuk do të përsëriste gabimin e Bashkimit Sovjetik, duke lejuar perëndimin ta tërheqë në një garë armatimesh, që do të konsumonte pjesën më të madhe të buxhetit të saj. Putin u shpreh i gatshëm për diskutime mbi stabilitetin strategjik bërthamor me SHBA, por sugjeroi se Uashingtoni nuk ka asnjë interes për këtë. (A2 Televizion)