Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Dështimi i operacionit të Kievit afër Avdiivkas! Vriten ‘ushtarët elitar’ ukrainas!

Nga Erjon Dervishi
29 Shkurt 2024, 22:16 | Bota

Lufta për të ruajtur territoret e pushtuara nga Rusia ka shkaktuar një numër të pa specifikuar viktimash. Specialistë dhe ushtarakë të lartë ukrainas janë varë në qytetin e Kherson i cili është kthyer në një qytet fantazmë. Ukrainasit theksojnë se, grupi i ushtarëve u vranë gjatë përpjekjeve për të shënuar përparim në Tendriv, në veri të Detit të Zi, afër bregdetit të Khersonit të pushtuar. Sipas Ushtrisë ukrainase, ushtarët i përkisnin Qendrës së 73-të Detare. Qendra e 73-të e marinës është pjesë e inteligjencës të forcave të operacioneve speciale.

Luftëtarët e saj bashkë me njësi të tjera të forcave mbrojtëse dhe policisë, në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, ndaluan uljen e trupave ruse në bazën ajrore në Mikolaiv. Ushtria e Ukrainës tha të enjten se ka zmbrapsur forcat ruse nga dy fshatra të tjerë pranë Avdiivkas, por thekson se mbështetja nga aleatët e saj perëndimorë është e shkurtër.

Ndërkohë, Rusia ka theksuar se forcat e saj kishin goditur mjete luftarake ukrainase. Ministria ruse e Mbrojtjes thekson se trupat ushtarake shmangën sulmet e shumta të nisura nga forcat ukrainase në drejtime të ndryshme, duke përfshirë Donetsk dhe Kherson. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë. Vetë Rusia nuk publikon të dhëna për humbjet në luftën në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu