U vra ditën e sulmit në tetor, ushtria izraelite gjen trupin e një tjetër pengu

Nga A2 CNN
18 Maj 2024, 21:24 | Bota

U vra ditën e sulmit në tetor, ushtria izraelite gjen trupin e

Forcat izraelite kanë gjetur trupin e një prej pengjeve nga Gaza. Lajmin e bënë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtria konfirmoi se 53-vjeçari Ron Benjamin, u gjet së bashku me trupat e tre pengjeve të tjerë , identitetet e të cilëve u konfirmuan të premten.

Në momentin kur nisi sulmi i Hamasit më 7 tetor, sipas raportimeve, 53-vjeçari ishte duke bërë një xhiro me bicikletë pranë kufirit të Gazës.

Kujtojmë se rreth 1200 njerëz u vranë gjatë sulmit të paprecedentë kur persona të armatosur të Hamasit hynë në Izrael. Ata morën 252 të tjerë si pengje në Gaza.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë të postuar në “X” se inteligjenca ushtarake zbuloi se ai ishte vrarë më 7 tetor.

Ushtria tha se Benjamin u vra në kryqëzimin Mefalsim dhe trupi i tij ishte "rrëmbyer në Gaza nga militantët e Hamasit".

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se ai ishte një burrë familjar - bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve - që e pëlqente çiklizmin dhe "dilte për shëtitje çdo të shtunë, ashtu siç bëri atë të shtunë fatale kur u mor peng nga zona Kibbutz Be'eri”.

Trupi i zotit Benjamin u gjet në të njëjtin operacion gjatë të cilit u rikuperuan trupat e tre pengjeve të tjerë-Shani Louk, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerenter.

IDF tha se tre viktimat ishin vrarë në një kryqëzim afër vendit të masakrës së festivalit Nova në jug të Izraelit, përpara se trupat e tyre të dërgoheshin në Gaza.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani