Ukraina sulmon me dron rafineritë ruse të naftës, ja çfarë raportohet

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 14:19 | Bota

Ukraina sulmon me dron rafineritë ruse të naftës, ja

Një sulm me dron ukrainas ka ndodhur në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave të huaja, më një postim në Telegram, guvernatori rajonal, Veniamin Kondratyev e përshkroi sulmin si "masiv" dhe tha se të paktën 12 shtëpi ishin dëmtuar. Mësohet po ashtu se një grua është plagosur.

Kanali rus i lajmeve SHOT Telegram raportoi gjithashtu se bombardimet kishin ndezur një zjarr në rafinerinë e naftës Ilsky në zonë.

Një burim në shërbimin e sigurisë SBU të Ukrainës ka pohuar tani se dronët goditën një stacion pompimi dhe rafinerinë e naftës.

Ata thanë se u dëgjuan të paktën 20 shpërthime dhe se operacionet e pompimit ishin pezulluar për shkak të dëmtimit, shkruan A2 CNN.

Burimi i SBU pretendoi se objektet e synuara kishin ndihmuar për të mbështetur aksionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Konsorciumi Caspian Pipeline konfirmoi në një deklaratë se stacioni i tij i pompimit Kropotkinskaya, i cili mbështet tubacionin kryesor të eksportit të naftës të Kazakistanit në Rusi, ishte dëmtuar.

Tubacioni, aksionerët e të cilit përfshijnë gjigantët e energjisë amerikane Chevron dhe ExxonMobil, trajton pothuajse të gjitha eksportet e naftës të Kazakistanit, të cilat përbëjnë rreth 1% të furnizimit ditor global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos