Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur mbi 11.000 objektiva që u përkasin "organizatave terroriste" në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës me Hamasin më shumë se tri javë më parë.
Sipas IDF, trupat identifikuan sulmuesit e Hamasit në lagjen Jabalia në një ndërtesë shumëkatëshe, e cila ishte pranë një shkolle, qendre mjekësore dhe zyrave qeveritare.
Trupat udhëzuan forcat ajrore izraelite të kryenin një sulm ajror ndaj sulmuesve. Më herët, IDF kishte thënë se një sulm në Jabaliya kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit.
(A2 Televizion)