Video tronditëse janë publikuar nga qytete të ndryshme siriane që tregojnë ekzekutime masive të kryera nga njerëz të armatosur. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ekzekutimet janë kryer nga njerëz të paspecifikuar kundër autorëve të dyshuar të masakrave të civilëve të kryera në emër të regjimit të rrëzuar të Bashar al Asadit.
Videot, të verifikuara si autentike, u filmuan sot në Idlib, në zonat Hama dhe Damask.
Ato tregojnë të shtëna ndaj burrave të ulur në gjunjë, të shtëna në tempull, breshëri mitralozësh kundër trupave në tokë.
Pamjet tregojnë trupat e tre burrave të pajetë që tërhiqen zvarrë nga një makinë nëpër rrugët e Idlibit, ndërsa turmat e zemëruara godasin trupat e shkatërruar. (A2 Televizion)