Zbulohet kur nis zbatimi i marrëveshjes Hamas-Izrael

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 17:10 | Bota

Zbulohet kur nis zbatimi i marrëveshjes Hamas-Izrael

Mediat ndërkombëtare kanë mësuar përmes burimeve se armëpushimi i dakordësuar mes Hamasit dhe Izraelit do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e nesërme në orën 08:00.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari, por edhe Egjipit, do të shënohet përmes lirimit të pengjeve të para që mbahen peng nga militantët e Hamasit prej datës 7 tetor.

Pas disa javësh negociata me ndërmjetësimin e Katarit dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve përgjatë 4 ditëve, gjatë se cilave të ketë pauzë të luftimeve.

Nëse do të ketë sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që prej fillimit të luftës dhe do të parashikojë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të marrë peng nga Izraeli, në këmbim të 150 palestinezëve të mbajtura në burgjet izraelite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani