Bashkimi Evropian “përmendet” pas viteve të dështuara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, premton shqyrtimin e formatit të bisedimeve mes palëve, pasi konfirmon se ka dëgjuar kritika të forta lidhur me të.
Zyrtarja e BE-së, thekson se bashkë me të dërguarin e ri të posaçëm, Peter Sorensen, do të përpiqen ta shndërrojnë dialogun sërish funksional. Kallas sqaroi se gjatë marsit do të merret gjerësisht me këtë çështje.
“Është e qartë se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për dyja vendet. Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin europian, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur. Ndërkohë dëgjojmë kritika rreth këtij formati. Prandaj unë vërtetë dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë. Dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtetë të investojnë kohë në normalizimin. Dhe po ashtu natyrisht sapo kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Të shohim se si do të formohet qeveria e re dhe në cilën mënyrë do të ecim përpara”, tha Kallas.
Deklaratën e bëri gjatë një bisede me gazetarë nga 20 agjenci europiane të lajmeve. (A2 Televizion)