Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Fluks emigrantësh në Kapshticë, situata normale, pa vonesa dhe orë të gjata pritjeje

Nga Artin Halili
4 Janar 2024, 15:22 | Aktualitet

Fluks emigrantësh në Kapshticë, situata normale, pa vonesa dhe

Edhe gjatë kësaj të enjte fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë ka qenë i lartë, në veçanti në dalje. Burime zyrtare bëjnë me dije se përgjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar nga Shqipëria drejt tokës helene kanë kaluar më shumë se 10 mijë e 700 shtetas.

Për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve nga vendi ynë drejt vendit fqinj policia jonë kufitare vijon të punojë me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, por duhet thënë se gjatë këtyre ditëve edhe pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke shmangur kështu radhët e gjata në pikën e Kapshticës.

Autoritetet bëjnë me dije se fluksi i daljeve nga Shqipëria drejt shtetit helen do të vijojë të jetë i lartë deri të dielën ndaj edhe për këtë stacioni kufitar i Kapshticës ka shtuar orët e shërbimeve për policinë kufitare.

Duket se ka një ndërgjegjësim edhe nga ana e palës greke për të mos krijuar situatën e përvitshme me largimin e emigrantëve, pasi për herë të parë pas shumë vitesh Kapshtica nuk po përballet me radhë dhe orë të gjata pritjeje në kufi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli