“Dita Jonë” në A2 CNN ka sjellë edhe atmosferën festive në Kosovë.
Nëpërmjet dy gazetarëve të A2 CNN, Tomor Avdia dhe Ideal Gola kanë treguar se Prishtina, Gjakova, por edhe e gjithë Kosova po bën përgatitjet e fundit, për aktivitetet që pritet të nisin që në orën 12:00 në sheshin “George Bush”.
Qindra mërgimtarë kanë zgjedhur atdheun e tyre për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, krah familjarëve dhe miqve më të ngushtë.
Nata e ndërrimit të viteve nuk ka sjellë dëborë, por shumë mjegull, prandaj Policia e Shtetit ka bërë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të makinës. (A2 Televizion)