Nga nesër, 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian. Udhëtimet pa viza do të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.
Periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh, në të kundërtën do të gjobiten.
Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë, pasi Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009. Ndërsa, vendi ynë dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010. (A2 Televizion)