“Banjska”, kryeprokurori i përgjigjet Kurtit: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 17:54 | Aktualitet

“Banjska”, kryeprokurori i përgjigjet Kurtit:

Pas akuzave të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga qeveria në drejtim të Prokurisë, Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk i ka kursyer një përgjigje kryeministrit Albin Kurti. Në konferencën e fund vitit, Isufaj ka thënë se nuk i përket Kurtit që të ngrejë akuzat, por sistemit të drejtësisë bazuar në prova.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngremë kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngremë aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Kjo deklaratë vjen pasi Kurti tha më herët se është i shqetësuar pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, mirëpo deri tani ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë. Madje, presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar dekretimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos