Heqja e vizave për Kosovën, analisti: Ka sakrifikuar shumë për këtë çështje, edhe territor

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 19:13 | Aktualitet



Për analistin Ben Andoni lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është e merituar, teksa e konsideroi si një proces të vonuar.

Sipas Andonit, të gjitha qeveritë e Kosovës kanë punuar fort për liberalizimin e vizave dhe madje kanë dhuruar dhe territor për këtë çështje.

“Për procesin e liberalizimit të vizave Kosova ka punuar shumë. E ka nisur që në qeverinë e Haradinaj, dhe në atë kohë dha dhe territor për vizat. Kjo temë prekte interesat kryesore të qytetarëve të Kosovës. Remitancat kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e Kosovës dhe kjo ka bërë që të gjitha qeveritë ta kishin në fokus liberalizimin e vizave. Kosova ka pasur një presion të madh nga Serbia. Asaj i është thënë të mos e pengojë procesin evropian të Kosovës, por Serbia ka luajtur dhe votën e 5 vendeve që nuk e njohin”, u shpreh Andoni.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos