Homazhe në Prekaz, Arifi: Në Preshevë jetojmë me pushtuesit

Nga Rosalba Bejdo
5 Mars 2024, 20:10 | Aktualitet

Nuk kishin si të mungonin homazhet edhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz, ku qytetarë e përfaqësues politikë nderuan ata që dhanë jetën për liri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

“Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë", tha Haradinaj gjatë homazheve në Prekaz.

Me rastin e 26-vjetorit të epopesë së UÇK, edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi zhvilloi homazhe në kompleksin Memorial. Teksa nderoi ata që dhanë jetën për liri, ai tha se në Preshevë përballen dhe jetojnë ende me pushtuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos